Berati ka qenë ndalesa e radhës e turit “Dialog me Shqipërinë” të ndërmarrë nga kryesocialisti Edi Rama. Duke folur me të rinjtë e këtij qyteti, Rama ka bërë thirrje se para se të jenë socialist dhe demokrat ata duhet ët jenë qytetarë të aftë për të marrë në dorë fatin e tyre.

Edi Rama: “Është koha që përpara se të jemi socialist dhe demokrat të jemi qytetarë dhe qytetar, të jemi shqiptar dhe shqiptar, të jemi njerëz që dëshirojmë të jetojmë ashtu siç e meritojmë në mes të Evropës, me dinjitet dhe me mundësi për të realizuar ambiciet tona, nëpërmjet talentit dhe punës tonë.”

Kreu socialist ju ka dhënë përgjigje pyetjeve të të rinjve që me tranzicionin e tejzgjatur dhe ndryshimet që propozon programi i Partisë Socialiste për t’i dhënë fund atij.

Edi Rama: “Ne do ta ndryshojmë këtë gjendje, atëherë kur ju do të besoni tek vetja juaj dhe nuk do të ja besoni veten tuaj atyre që prej 17 vjetësh në emrin tuaj kanë bërë vbetëm punët e tyre.”

Rama u ka bërë thirrje të rinjve që përmes një politike të re të bëhen përçuesit të nevojës për ndryshim./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka