Çmimet e karburantit në vend kanë njohur një ulje simbolike krahasuar me nivelin e kuptimit të arit të zi në bursat ndërkombëtare.

Referuar të dhënave më të fundit të publikuara nga instituti ynë i statistikës çmimi i naftës gjatë muajit Shtator është ulur me vetëm 3.3%, ndërsa benzina me 2.8, por siç tregon edhe ky grafik në bursë për të njëjtin periudhë nga Gushti në Shtator çmimi i naftës është ulur me gati 25%.

Sot ari i zi ka zbritur në 87 dollarë për fuçi e megjithatë tregtarët e karburanteve nuk po nguten për të ulur çmimet, kjo në interes të vet dhe në dëm të konsumatorëve dhe ekonomisë në përgjithësi.

Koka: INSTAT: Në Shtator inflacioni 2.7%

Inflacioni për Shtatorin ka arritur në 2.7% nga 2.5 që ishte në muajin pararendës dhe 4.4% të një viti më parë.

Një shifër e tillë komentohet si pozitive pasi është brenda parametrave të Bankës së Shqipërisë.

Alketa Spartaku: “Rritjen prej 2.1% të indeksit të grupit të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike. Brenda këtij grupi çmimet janë rritur pothuajse në të gjitha nëngrupet, si zarzavate prej 7.2%, mish 2.9% dhe drithërat 2.5%, pije alkoolike dhe duhan 1.3%, argëtim dhe kulturë 10.2%.”

Rritja mujore e çmimeve nga Gushti në Shtator rezulton të jetë 1.1%. Kjo shifër korrespondon me kapërcimin më të madh mujor të çmimeve të konsumit gjatë këtij viti./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro