Instituti prestigjioz i kërkimeve analitike të ekonomive të më shumë se 200 vendeve të botës Global Insight e radhit Shqipërinë të parën në Europë përsa i përket rritjes ekonomike.

Bëhet fjalë për vitin 2009 e kanë paralajmëruar si atë të thellimit të krizës ekonomike në mbarë botën. Por sipas Global Insight, çmimi i madh i rritjes së treguesve ekonomik i takon për këtë vit Shqipërisë, me një parashikim prej 5.4% të rritjes ekonomike.

Global Insight ka një përvojë 40 vjeçare në fushën e kërkimeve analitike të ekonomisë dhe e vlerëson rritjen ekonomike të Shqipërisë si një arritje impresionuese.

Sipas këtij instituti një arritje e tillë është në majat e nivelit botëror, duke patur parasysh faktin se vetëm 10 vende të tjera kanë një rritje ekonomike më të madhe se Shqipëri për vitin 2009.

Raporti i Global Insight është në vazhdimësi me raportet e mëparshme të dhëna nga BB dhe FM. Niveli i kredi dhënieve e kredi marrjeve në Shqipëri shihet nga Global Insight si një prej aspekteve më të rëndësishëm që ka ndikuar në ecurinë normale të ekonomisë Shqiptare edhe në një vit krize si vitit 2009./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle