Kryeministri Edi Rama ka publikuar të dhënat e raportit të Komisionit Europian të Udhëtimeve, sa i takon rritjes apo rënies së prurjeve të turistëve. Ndërkohë në raport Shqipëria renditet e para në rritjen e turizmit, duke lënë pas vende të tjera të njohura për turizmin.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” Rama shprehet se Shqipëria turistike është konfirmuar përsëri si një histori suksesi, teksa sipas të dhënave shihet një rritje me 86% e hyrjeve në vendin tonë.

“JA DHE KLASIFIKIMI I KOMISIONIT EUROPIAN TË UDHËTIMEVE që tregon mbi bazën e fluksit të hyrjeve në vendet e Europës, rritjen ose rënien e prurjeve të turistëve në secilin nga vendet, ku SHQIPËRIA TURISTIKE KONFIRMOHET PËRSËRI SI NJË HISTORI E BUKUR SUKSESI”, shkruan Kryeministri Rama.

/tvklan.al