Pëllumb Xhufi: “Sot është radha e Gjykatës Kushtetuese të gjendet përballë një prove të rëndë që për të është prova e zjarrit. Sot është dita kur kjo Gjykatë ka përgjegjësinë historike për të mbrojtur jo veten e saj por ligjin, kushtetutën dhe shtetin e së drejtës nga sulmet e taborit anti-shtet që përfaqësohen nga qeveria Berisha dhe jo vetëm nga ajo. Ne kemi besim të patundur se Gjykata Kushtetuese që shpesh herë është vënë përpara provave të ngjashme, do të sillet edhe kësaj radhe me dinjitetin dhe me përgjegjësinë sublime në mbrojtje të ligjit dhe institucioneve. Nga ana e saj LSI në vazhdim të luftës për mbrojtje të ligjshmërisë dhe të institucioneve do ndërmarrë të gjitha iniciativat politike për të bërë të dështojnë edhe kjo tentativë e fundit për kapjen e Gjykatës Kushtetuese”./tvklan.al