Lajme Arkiva 2003

Sërish në votime në tre mujorin e parë të vitit. Këtë herë do të jetë referendumi për uljen e moshës së pensionit, i cili është ndërmarrë nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura thuajse dy vite më parë. Janë mbledhur ca më shumë se duhet firmat për përcaktimin e referendumit.

Mbi 52 mijë kanë shprehur vullnetin e tyre kundër ligjit të parlamentit miratuar në prill të vitit që shkoi. Kryetari i Sindikatave të Pavarura shprehet se grupi i punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pranoi kërkesën e tyre dhe gjithçka pritet nga Gjykata Kushtetuese.

Gëzim Kalaja: Në datën 23 sipas ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë mbi zhvillimin e referendumeve në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese merr në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen e kërkuar nga bashkimi i sindikatave të pavarura shqiptare për zhvillimin e referendumit në mënyrë që gjykata kushtetuese ti japë kushtetutshmërinë, vlefshmërinë kësaj kërkese për referendum në të cilën pas marrjes së këtij vendimi do ti kalojë presidentit të republikës në të cilat do të përcaktohet në ditën e zhvillimit të referendumit.

Gazetarja: Ka gjasa që Gjykata Kushtetuese mund ta kthejë këtë?

Gëzim Kalaja: Shqipëria është vendi i paradokseve, çdo gjë mund të ndodhë. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk do ta miratojë vendimin e kërkesës së bashkimit të sindikatave të pavarura shqiptare për referendum që ishte një vendim politik për të kënaqur edhe orekset e institucioneve ndërkombëtare si të Bankës Botërore të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Afati për dekretimin e datës së zhvillimit të referendumit nga presidenti është tre muaj e kështu viti do të nisë me të parin referendum për çështjet sociale, i cili do të mund të hedhë poshtë një ligj të parlamentit dhe të ndryshojë moshën e daljen në pension e cila është 65 për burra dhe 60 për gra./tvklan.al