Të gjitha fakultetet pjesë e Universitetit të Tiranës duhet të kryejnë vlerësimin e brendshëm brenda datës 15 shkurt. Ky vendim është marrë nga rektorati, ku sipas reaktorit Dhori Kule, pas vlerësimit të brendshëm një kompani e huaj do të akreditojë fakultetet e universitetit të Tiranës, në mënyrë që të jetë brenda standardeve.

Dhori Kule: “U kam dërguar një urdhër që deri më 15 shkurt të përfundojmë vlerësimin e brendshëm të strukturave të fakulteteve tona. Në momentin që në mbarojmë vlerësimin do t’i bëjmë kërkesë ne si universitet një agjencie akreditimi perëndimore. Pra Universitetin e Tiranës ta mbyllim nga faza e diskutimeve akreditim jo akreditimin. Pra synimi ynë është që Universiteti i Tiranës me këtë potencial resursesh akademike njerëzore dhe nivel studentësh që na vijnë dhe që kemi, të jetë konkurrent në tregun europian.”

Universiteti i Tiranës është i pari institucion i arsimit të lartë që po kryen procesin e akreditimit. Pas kësaj studentët do të jenë më të qartë për fakultetin që po ndjekin dhe nivelin e tij./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami