Rreshjet e rëna gjatë natës kanë rënduar sërish situatën në Prefekturën e Lezhës . Edhe pse hidrovoret të furnizuara pa ndërprerje me energji elektrike punojnë me kapacitet të plotë shirat kanë përmbytur dhjetra hektarë tokë në fshatin Spiten dhe Tresh të Komunës së Zejmenit. Po kështu përmbytje ka pasur edhe në Balldren, Ishull-Lezhë dhe Torrovicë. Shtabi i Emergjencës po ndjek nga afër situatën e krijuar për t’u ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura.
“Përmbytjet të sipërfaqeve t’tokave në masë nuk kemi. Kjo, eee, situatë tregon, sepse do kemi probleme emergjente po t’vazhdojnë rreshjet në ktë intensitet.” /tvklan.al