Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Mbrëmja në Prishtinë nuk është ardhja e errësirës së frikshme por një gëzim lirie të dëshiruar e të merituar në shekuj. Përndezja e këtyre dritave në këtë qytet të lashtë shqiptar na kujton plagët e një ideali të madh ku ndërsa ideali plotësohet, plagët shërohen. Lufta jetoi me Prishtinën por Prishtina nuk jeton më me luftën. Është mesnatë fillimi i një jete të re, shprese të re. Këtu njerëzit i gëzohen së nesërmes me një fillim pune. Gëzim që i jep kuptim jetës, puna për ta ndërtuar atë.

Mëngjesi në Prishtinë është siç ka ardhur gjithmonë, e megjithatë i ri, jo vetëm për ne që jemi mysafir por edhe për vendasit, ëndrrat e të cilëve tani janë ndryshe. Edhe pamjet e luftës mesi i gjejmë në qytet veç posta e Prishtinës është e shkatërruar, simboli i lidhjes me botën. Edhe Banka është e shkatërruar thuajse tërësisht, ndaj dhe vonohet derdhja e parave për rindertim.

Ja Grand Hoteli i famshëm i Prishtinës atu ku bujtën gazetar nga e gjithë bota, që dëshmuan genocidin më të madh që pas luftës së II botërore. I përzuri diktatori Millosheviç gazetarët gjë që diktatorët e tjerë nuk guxuan ta bëjnë. Por e vërteta është më e fortë se çdo tirani dhe ne prandaj jemi këtu të shohim të vërtetat e thjeshta. Nëse në Prishtinë gjen gazeta syrit i mungojnë pamjet e televizionit, i cili pas vjedhjes në kohën kur u larguan serbët e mundur, nuk është arritur të hapet ende. Pra këtë boshllëk do ta mbushin valët e Tv Klan, që duket si një vazhdim i ndihmës vllazërore.

Rrugëve të Prishtinës në shtyllat e saj sheh këtë kumtiim dridhës me lajme vdekje. Njerëz që s’vdiqën por i vranë. Emra të pafajshëm të moshave të ndryshme që tani kanë të përbashkët vdekjen mizore nga regjimi më i egër në europë. Janë shumë, i kapën në vendin e tyre, u dhanë vdekjen dhe u mohuan prhjen në varrin e zakonshëm. Tashmë rimerren me kujdes dhe dhimbje për tu varrosur ashtu siç e meriton një njeri. Por tani e rëndësishme është qetësia. Ata që kujdesen për mbarëvajtjen e rendit në Prishtinë janë trupat e KFOR-it. Por duket se vendosja e tij është dhunti e brendshme e këtyre njerëzve të Prishtinës dhe besojmë se harmonia është e mundur dhe gjithmonë pas pushkës vjen lulja si qëllim i paqes./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti