Vetëm zgjedhjet e reja do të zgjidhin kolapsin e politikës shqiptare. Republikanët nëpërmjet liderit Fatmir Mediu kanë shprehur domosdoshmërinë e krijimit të një Parlamenti tjetër.

Fatmir Mediu: Ketë që Shqipëria është në një lloj kaosi institucional është në një lloj kaosi të logjikës për të dalë nga kjo gjendje, është në pamundësi për t’ju përgjigjur kërkesës së Komunitetit Ndërkombëtar për të qënë një partner i mundshëm për një zhvillim në Shqipëri. Në një kompleks të tërë do thoja që ka nevojë për një konfigurim të ri të politikës shqiptare, të Parlamentit Shqiptar, i cili do të vijë nëpërmjet një procesi zgjedhor, i cili kërkon në mënyrë të domosdoshme në radhë të parë bërjen e një ligji elektoral konform asaj që është parashikuar në Kushtetutë, ndërtimin e të gjithë infrastrukturës zgjedhore, pra përgatitjen e të gjitha hallkave të domosdoshme për të pasur një proces normal, të lirë dhe të barabartë zgjedhor dhe pastaj mundësisht një qeverisje alternative.

Ndërkohë partitë e djathta tashmë në opozitë janë duke parë alternativat e një bashkëpunimi përballë një zgjidhje të mundshme politike në vend./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego