Ka rifilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacioni kërkimit të të humburve në tragjedinë e të premtes së kaluar në detin Jon. Ministria e Mbrojtjes ka vënë në dizpozicion 8 anije të patrullimit nga distrikti detar i Vlorës dhe ai i Durrësit. Në dispozicion janë edhe 4 helikopterë të regjimentit ajror të Farkës. Në bordin e helikopterëve ndodhen edhe 5 përfaqësues të familjarëve të humbur të cilët janë ftuar të marrin pjesë në këtë operacion.

Me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes, në operacionin e kërkimit do të marrin pjesë dhe një numër mjetesh të grupit 28 Naval Italian.

Ndërkohë që në mesditë, familjarë dhe qytetarë të thjeshtë të Vlorës, kanë mbajtur 3 minuta zi dhe më pas kanë hedhur buqeta lulesh në det. Në shenjë nderimi të gjitha anijet që ndodheshin në portin e Vlorës i kanë rënë sirenave për rreth 1 minut./tvklan.al