Bulevardi i Korçës i mbushur me gropa e kodra dhe pas rikonstruksionit të tij. 6 milion lekë investim për rregullimin e 800 metrave katrorë në bulevard janë shpenzuar vjet. Por Bashkia e Korçës refuzon ta quajë si të mbaruar investimit dhe ta marrë në dorëzim. Arsyeja, cilësia e dobët e asfaltimit.

Tenderin Ministria e Punëve Publike ja besoi një firme e cila nuk kishte as makineritë e domosdoshme dhe as përvojë të mëparshme pune. Për pasojë asfalti u shtrua valë valë dhe gropat nuk u pastruan nga uji e balta para asfaltimit. Policia e ndërtimit ndërhyri duke vënë gjoba por dhe pas kësaj gropat në Bulevardin e Korçës shtohen akoma dhe më shumë.

Ajo që është më absurde është se Ministria e Punëve dhe Transportit, firmës korçare që la plot me gropa Bulevardin e Korçës i ka dhënë të drejtën e fitimit të një tenderi tjetër. Veprim që mund të ketë dy shkaqe, ose krerët e Punëve Publike janë të pazotë në punën e tyre, ose këto të fundit janë të implikuar ose fitojnë nga firmat fituese të tenderave./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj