Pas vapës përvëluese që zgjati për javë me radhë, janë rikthyer shirat në thuajse në të gjithë territorin dhe moti është freskuar në mënyrë të ndjeshme. Specialistët e shërbimit metereologjik  konfirmojnë se vendi ndodhet në ndikimin e presionit të ulët atmosferik dhe rënia e shirave është shoqëruar dhe me stuhi në zona të ndryshme. Ndërkohë temperatura më e ulët është shënuar në qytetin e Peshkopisë rreth 11 gradë celsius.

Elsona Gjoni: “Vendi ynë për ditën e sotme vazhdon të ndikohet nga vlerat të ulta të presionit atmosferik, masat e ajrit që qarkullojnë janë relativisht të freskëta e të lagëta. Moti për ditën e sotme është me vranësira të çrregullta të shoqëruar me reshje shiu në formën e stuhisë dhe shtrëngatës. Era do të fryjë jug-perëndim-perëndim deri në 13 m për sek e shoqëruar me një valëzim 2-3 dhe 4-5 ballë në det të hapur”.

Moti pritet të ketë stabilitet dhe rritje të lehtë të temperaturave përgjatë ditës së enjte./tvklan.al

Gazetare: Anila Rama