Pavarësisht shifrave në rritje të të infektuarve me koronavirus, të rinjtë vijojnë të shpërfillin masat antiCovid të Komitetit Teknik të Ekspertëve. Televizioni kombëtar Klan News bëri vëzhgim në disa prej bareve e kafeneve të kryeqytetit dhe panorama është kjo që shihni.

Teksa konsumojnë një pije apo cigare, të rinjtë tregohen neglizhentë dhe të shkujdesur sikur mos të ishim në situate pandemie. Jo vetëm plot, por tavolinat në kafene janë ngjitur me njëra-tjetrën, duke mos respektuar distancën minimale prej 1.5 metrash.

Ministria e Shëndetësisë vijon të apelojë për kujdes të shtuar, por për sa kohë kjo situatë të vazhdojë me bare e kafene plot, shifrat e të prekurve me Covid do të shtohen.

Klan News