Gushti është muaji më i ngarkuar për turizmin, ndërsa udhëtarët kërkojnë të pushojnë në vende sa më pak të prekura nga turizmit masiv. Kështu shkruan “Lonely Planet Italia”, e cila ka zgjedhur 6 vende për t’ja sugjeruar lexuesve.

Një ndër to është Shqipëria, e cila edhe pse nuk është me një perlë e fshehur e Ballkanit, pasi është një destinacion i konsoliduar tashmë, sërish është një nga vendet që duhet ta vizitoni, për plazhet e bukura, për gjire ku mund të pushoni qetësisht, apo edhe për historinë që ka.

Sugjeron Sarandën, Himarën, Potamin, Palasën, Borshin dhe Bunecin. Për një pasdite ndryshe, përmendet siti arkeologjik i Butrinit, me një histori të lashtë. Shqipëra listohet përkrah, Portugalisë, Greqsë, Belgjikës, Suedisë dhe Austrisë.

Tv Klan