Portugezi nuk pëlqen stërvitjen dhe skemat e trajnerit

Deri tani nuk është sezoni i Cristiano Ronaldos. Këtë e dëshmon edhe ndeshja e tij e fundit kundër Omonias qipriote në Europa League, performanca e tij kundër Spanjës në Ligën e Kombeve.

Një nga arsyet kryesore të rënies së shifrave të tij është se ai nis si zëvendësues në skemat e Erik Ten Hag.

Marrëdhënia mes trajnerit holandez, i cili sapo ka ardhur në Manchester United këtë verë, dhe yllit portugez nuk është më e mira. Në një lajm të publikuar nga mediat britanike, përsëritet se CR7 është “në mosmarrëveshje” me trajnerin e tij.

“Shkak duket të jetë stili i ri i lojës që Ten Hag ka zbatuar.” Citohen burimet e brendshme që përshkruajnë Cristiano Ronaldon shpesh në mosmarrëveshje me të. Ata flasin për një futbollist që ankohet për cilësinë dhe natyrën e stërvitjes. Portugezi nuk ndalet me kaq, pasi mendon edhe se skuadra “do të ishte më mirë të luante ndryshe”.

Ankesat e Cristianos janë të fokusuara në stilin e lojës së Ten Hag, dhe jo në zëvendësimet e tij; sipas informacioneve të ‘Times’. Portugezi mendon se Ten Hag është kokëfortë dhe i lidhur pa nevojë me stilin që funksionoi për të në Ajax.

Tv Klan