Një vajzë e re ka humbur jetën në Vlorë. Policia njoftoi se ajo është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “24 Maji”.

“Sot, rreth orës 10:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati, shtetasja V. L., 22 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

Rrethanat e ngjarjes momentalisht nuk bëhen të ditura. Grupi hetimor po punon për sqarimin e tyre./tvklan.al