Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kreditimi nga bankat e nivelit të dytë mbështet kryesisht biznesin e vogël dhe kredinë konsumatore. Investimet në shuma të mëdha nëpërmjet kredive afatgjatë mbështeten vetëm në 20% të totalit të kredive të akorduara gjatë këtij viti në sistemin bankar. Ndërkohë që gjysma e kredive të akorduara janë kredi afatshkurtra, që mbështesin nismat e individëve.

Ekspertët shprehen se një gjë e tillë, vjen për shkak të normave të larta të interesit për kreditë, si dhe për shkak të bllokimit të kreditimit prej pesë vjetësh të Bankës së Kursimeve, që ka dhe sasinë e madhe të depozitave në tregun bankar. Ekspertët shprehen se privatizimi i Bankës së Kursimeve, do të ndikojë në rritjen e konkurrencës dhe në uljen e interesave për kreditimin.

Kreditë në lekë janë më pak të preferuarat edhe për faktin që kanë interesat më të larta në tregun bankar./tvklan.al