Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Rusia kërcënon Naton. Sipas burimeve ruse të informacionit presidenti Boris Jelsin ka dhënë sot urdhër për drejtimin e raketave ruse kundër vendeve anëtare të Natos, të cilat janë përfshirë në aksionin ushtarake kundër Jugosllavisë. Ne do të ndërhyjmë na Ballkan tha Jelsin vetëm nëse na detyron SHBA. Këtë vendim e ka bërë publik kryetari i parlamentit rus.

Megjithate Ministri i Mbrojtjes së Rusisë dhe komandanti i lartë i ushtrisë kanë deklaruar se Jelsin deri tani nuk ka dhënë ndonjë urdhër të tillë. Ata kanë thënë se Rusia nuk do të përfshihet në ndonjë aksion ushtarak në Ballkan. Po sot Serbia i ka kërkuar Rusisë që të bëhet pjesë e një aleance shtetesh ku bën pjesë edhe Bjellorusia.

Nato ka hyrë sotë në ditën e 17 të sulmeve kundër Serbisë. Aleanca ka goditur sot Beogradin. Aeroplanët e Natos kanë goditur sot edhe Prishtinën ku janë shkatërruar shumë pika ushtarake serbe.

Politika ndërkombëtare nuk po ndryshon qëndrim në lidhje me sulmet e Natos mbi Serbi. Presidenti Klinton ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë ndryshim në strategjinë e Natos në Jugosllavi. D’alema kreu i qeverisë Italiane ka shprehur gadishmërinë e forcave ushtarake italiane në Nato ndërsa për Toni Bler, kryeministrin britanik në kushte të krijuara nuk ka më kuptim për një autonomi të Kosovës dhe shumë shpejt mund të flitet për pavarësi të krahinës./tvklan.al