Shërbimi vëzhgues financiar i Rusisë, Rosfinmonitoring e shtoi të enjten Yulia Navalnayan në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve”.

Dy ditë më parë, një gjykatë në Moskë lëshoi një fletë-arrestim për Navalnayan, duke e akuzuar figurën opozitare në mërgim për pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste.

Navalnaya është zotuar se do të vazhdojë punën e bashkëshortit të saj Aleksei Navalny, kundërshtarit kryesor të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili vdiq në një burg në Arktik në Shkurt.

Navalnaya u fut gjithashtu në listën e zezë të Rusisë më 9 Korrik.

Dy javë më parë, Navalnaya u zgjodh kryetare e Fondacionit për të Drejtat e Njeriut, një organizatë jofitimprurëse me bazë në New York, e cila është e përkushtuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në gjithë botën.

Organizatat e Navalnyt janë të jashtëligjshme në Rusi dhe janë të shpallura “ekstremiste” dhe gjenden në listën e “terrorizmit” të shtetit.

Navalnaya, ekonomiste kishte qëndruar pranë bashkëshortit të saj i cili organizoi protesta masive në Rusi, kishte qenë bashkë me të edhe kur ai u largua nga Rusia për t’u trajtuar nga një helmim më 2021, duke e ditur se me t’u kthyer ai do të arrestohej.

Pas vdekjes së tij, Navalnaya është zotuar se do të vazhdojë punën e bashkëshortit të saj nga jashtë vendit./REL