3 vjet më parë, 70% e shqiptarëve festonin. Kishte më tepër shpresë për rikthmin e normalitetit sesa gëzim për fitoren e të majtëve. Votuesit shkuan tek kutitë me rreth 4000 të vrarë dhe të plagosur, me një qeveri që kontrollonte pak kilometra katrorë rreth Tiranës, pjesën tjetër e ruanin mbi 8 mijë trupa ushtarakë të operacionit “Alba”.

Të majtët fituan të paktën për tre arsye. Në fushata ata premtuan të paktën normalitet dhe vendosjen e plotë të rendit, së dyti rikthimin e parave dhe transparencën e firmave piramidale dhe së treti drejtimin e vendit nga një koalicion real i forcave që kishin qenë në opozitë me Partinë Demokratike.

Secili prej këtyre premtimeve sot duhet disi i përthyer. Rendi është mburrja e qeverisjes. Brenda 3 muajsh komisariatet e policisë u ringritën në gjithë vendin. Bandat u eliminuan dhe rendi e kaloi klasën dhe në situata të vështira si më 14 Shtator apo gjatë krizës së Kosovës. Kurba ka qenë në rritje duke arritur kulmin me goditjet që Ministri Poçi i dha krimit në vjeshtën e vitit 1999.

Dy premtimet e tjera ngecën. Transparenca e piramidave u bë me shummë vonesë dhe paratë nuk janë kthyer siç u tha në fushatë. Edhe koalicioni ka çaluar. Në fillim ajo u shpall si një zgjedhje e re politike por që nga prilli i vitit 1998, partitë që e përbëjnë kanë probleme mes tyre. Tashmë ajo duket se ekziston për forcë zakoni apo inerci e vendimit të qershorit 1997./tvklan.al