Ka mbërritur në SPAK ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se ai është thirrur për hetimin e pasurisë. Në videon e mëposhtme ai shihet bashkë me avokatin e tij Maks Haxhia.


Kujtojmë se Tahiri u lirua nga burgu më 2 Qershor të vitit të kaluar, pasi qëndroi në qeli për 1 vit e 4 muaj.

Gjykata e Elbasanit dha vendimin që ai të vuajë në shtëpi dënimin e mbetur, për shkak se i duhej të kujdesej për dy fëmijët e tij, pasi bashkëshortja ishte e pamundur për arsye të problemeve shëndetësore.

Sipas urdhrit të gjykatës, ish-ministrit i lejohet të dalë nga shtëpia, vetëm për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare me dijeninë dhe dakordësinë e Shërbimit të Provës.

Ish-ministri u dënua në shkurt të 2022 me 3 vjet e 4 muaj burgim për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, me argumentin se kishte mbajtur kontakte me kushërinjtë e tij Habilaj, të cilët merreshin me kultivim dhe trafik të kanabisit.

/tvklan.al