Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me debate, tensione dhe emocione të shumta teksa dy konkurrente, Jonida dhe Stelina u eliminuan.

Protagonisti i këtij show, Saimiri, ka folur për “Daily Love Story” gjatë hapësirës publicitare se si u bë pjesë e kësaj romance live.

Ai falenderoi në veçanti Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun, për sugjerimet dhe mbështetjen që i japin.

Më tej 33-vjeçari theksoi se kjo është një eksperiencë e re për të dhe se i pëlqeu që në fillim mendimi për tu bërë pjesë e një formati të tillë.

“Do doja t’i falenderoja të dyja, Alketën edhe Verën, për komplimentet dhe sugjerimet që më japin, që më mbështesin. Siç e tha edhe Alketa, u takuam bashkë, mendimi më pëlqeu ishte një eksperiencë e re edhe për mua”, ka thënë ai.

Ndërkohë Alketa Vejsiu u shpreh se ishte e vështirë të gjenin një djalë si Saimiri, por ndodhi në vendin dhe kohën e duhur, duke mundësuar kështu këtë spektakël.

“Ishim me fat që gjetëm një djalë si Saimiri, por ishte patjetër e vështirë që një djalë si Saimiri, në standardet e kërkesës sonë dhe në standardet që ai përfaqëson, ta kishim këtu mes nesh. Si duket ishte koha dhe vendi i duhur. U takuam dhe “Love Story” po ndodh”, ka thënë Alketa.\tvklan.al