Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha kërkon transparencë nga Ministria e Rendit për largimin nga detyra të ish-drejtorit të policisë së Tiranës Pjerin Ndreu.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, lideri demokrat u shpreh se lëvizjet e fundit në policinë e shtetit, kanë për bazë politika staliniste, ndaj në këtë kuadër, kryedemokrati ngarkoi me detyrë Shaban Memian, që të thirret për të raportuar në komisionin parlamentar të Rendit dhe SHISH Pjerin Ndreu.

Sali Berisha: “Nuk e vunë këta Pjerin Ndreun për shkak të Bathores, se e quajtën se u dorëzua ai tjetri para tij, kjo kshu qe në fakt apo jo? Tani e marrin e heqin dhe nuk rreshton. Rreshto zotëri akuzat, bëj transparencë, o zotëri, në qoftë se u ka dhënë kriminelëve, nxirr emrat e kriminelëve që u ka dhënë pasaportën. Po pse e mbanë t’i vendin pa pasaportë dhe u jep ai 300 pasaporta qytetarëve të rregullt, kjo nuk është një motiv për ta sulmuar tjetrin. A ka dhënë për pasaporta kriminelëve, nxirri emrat e kriminelëve, i ka dhënë filanit,filanit, filanit”.

Projektligji i të përndjekurve politik është një nga diskutimet parlamentare të opozitës. Për demokratët fatura financiare është e përballueshme. Lëvizja “Nano ik” do të vijojë turin të premten në Lushnje dhe të shtunën në Berat./tvklan.al