Lajme Arkiva 2003

Sali Berisha: Me ambasadorin Jeffrey diskutuam gjerësisht mbi problemet e zgjedhjeve, me një përqendrim të veçantë te funksionimi i KZQV-ve dhe veçanërisht Tiranës dhe listat, çështja e listave si një problem themelor i Partisë Demokratike në këto zgjedhje, u diskutua për krizën e qeverisë në vend. Edhe një herë unë i përmbahem idesë se kryeministri në tre herë ka humbur besimin në parlament dhe nuk ekziston një shumicë për kryeministrin shqiptarë në parlament. Çdo kryeministër në çdo vend demokratik  do të merrte vendimin që i imponojnë standardet, normat, parimet kushtetuese, por ky kryeministër nuk e merr atë. Mesa duket nuk e merr. Atëherë në këto rrethana largimi i tij duhet të dekretohet nga Presidneti i Republikës./tvklan.al