Lajme Arkiva 2003

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha për herë  të dytë pasi Bashkia e Tiranës refuzoi ti jepte dokumentacionin e kërkuar komisionerëve demokrat anti- Rama ka sulmuar ashpër kryeministrin Fatos Nano. Berisha ka akuzuar kundërshtarin e tij politik për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës dhe instalimin në vend të shtetit mafioz.

Sali Berisha: Ky është koncepti i shtetit sicilian të Fatos Nanos, në të cilin nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë, ka vetëm padrino dhe rregullat e tij. Duke e dënuar këtë akt të shëmtuar të tij do të njoftoj këtu se krahas protestave që po përgatitet, nga dita e hënë, parlamenti në rendin e ditës do të ketë vetëm mbrojtjen e Kushtetutës. Do të mbrojmë jo vetëm Kushtetutën por edhe ligjin e informimit publik, komisionin hetimor, shumë pjesë, të gjitha pjesët. Tani Kushtetuta ju thash unë, për Fatosin një ditë është kushtetutë një ditë është prostitutë. Për padrinon, jo për Fatosin, nuk ekziston kushtetuta për padrinon.

Zoti Berisha i ka bërë thirrje edhe kryebashkiakut Rama të heqë dorë nga bllokimi i komisionit hetimor.

Sali Berisha: I them se në dosjet e mia ekzistojnë të gjitha dokumentet origjinale dhe të fotokopjuara që provojnë katërcipërisht moralin e pistë të hajdutit të tij. Provojnë lidhjet e tij me krimin e-mailete tij që shpërndan poshtë e përpjetë te miqtë jo politik duke u thënë nëse do të vini të më shikoni në burg apo jo. Po po edhe ato do ti vihen në dispozicion drejtësisë. Ky njeri pa dinjitet dhe pa integritet, ky produkt i perversitetit njerëzor, të heqë dorë nga këto dhe të Paraqitet para komisionit.

Ndërkohë situata e tensionuar politike është reflektuar menjëherë në parlament. deputetët demokrat kanë braktisur sallën e kuvendit në shenjë protestë ndaj kryeparlamentarit Servet Pëllumbi, i cili nuk ka lejuar demokratët të bëjnë një deklaratë ku kërkohej zhbllokimi i punës së komisionit hetimor./tvklan.al