Lajme Arkiva 2004

Sali Berisha: “Ai ka shprehur vullnetin dhe dëshirën për tu bërë pjesë e koalicionit qeveritar kështu që nuk deshëm që ti ndryshojmë kursin që ai ka marrë”.

Ky është reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili përjashton Partinë Demokrate të re nga bisedimet që do të bëhen me partitë aleate të djathta  për të gjetur mbështetjen e tyre në protestat  qytetare do të nisin më 7 Shkurt.

Sipas kryedemokratit Berisha, platforma që ka partia demokratike për protestat do të jetë e suksesshme e cila do të çojë deri në rrëzimin e qeverisë Nano.

Protestat e 7 Shkurtit nuk do ë jenë të përditshme dhe nuk do të kenë të njëjtin fundsiç do të ndodhë me ato të pas zgjedhjeve të tetorit që kishin për qëllim mbrojtjen e votë së lirë.

Sali Berisha: “Ju ftoj vetëm durim të tregoni, se kjo është një lëvizje që përfundon vetëm me largimin e armikut më të egër që shqiptarët kanë sot të qenies së tyre. Unë ju ftoj juve të keni durim, por shqiptarët do të shifni  ju do të provojmë shumë shpejt se janë një komb vigan dhe unë të tillë e kam njohur dhe të tillë e njoh kombin tim. Natyrisht ai ka periudhat e veta, por kësaj here ai është më i vendosur e kurrë ti japë atë që meriton Fatos Nanos”.

Këtë deklaratë Berisha e dha para nisjes së tij dy ditore në Bruksel i cili kërkon të denoncojë mënyrën e  qeverisjes së kryeministrit Fatos Nano që rëndon në xhepat e shqiptarëve./tvklan.al