Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Demokratët u kanë premtuar legalizimin e shtëpive banorëve të Kënetës në Durrës. Kryetari i PD Sali Berisha u prezantoi qytetarëve të Kënetës kandidatin e PD Avni Hoxhën dhe atë të Shijakut Bashkim Sejiti. Në fjalën e tij, Berisha ka sulmuar ashpër rivalin e Hoxhës Lefter Kokën.

Çdo ditë iu drejtua Berisha pjesëmarrësve në miting, ju përballeni me botën e vlerave dhe anti-vlerave, me ligjin dhe anti-ligjin, ndaj përpjekja juaj e vetme për rrëzimin e klikës mafioze është vota për Avni Hoxhën. Kryedemokrati u shpreh, se nuk do të përsëritet më vjedhja e votave, siç ndodhi në vitin 2000, ndaj Lefter Koka është i humbur.

Sali Berisha:- “Atëherë ju bëj thirrje, çdo votë kundra Dukës është votë për fermerët shqiptarë, çdo votë kundra Dukës është votë kundër krimit, çdo votë kundra Dukës është votë kundër sistemit të korrupsionit, çdo votë kundra Dukës është votë kundër vjedhjes qeveritare, çdo votë kundra Dukës është votë kundër “klanit të Zemunit”.

Në kohën e drejtimit të pushtetit nga PD në 96, ¼ e nevojave të vendit përmbusheshin nga prodhimi vendas, ndërsa tani ato mbulojnë vetëm 1/11, pasi dhjetëra të tjerë i importon Duka i krimit, u shpreh Berisha në fjalën e tij./tvklan.al