Edmond Gjoka është kandidati demokrat i Partisë Demokratike për Bashkinë  e Sarandës të cilin e prezantoi kryetari Sali Berisha.

Gjoka në programin e tij parashikon të shndërrojë godinën e bashkisë në shtëpi të qytetarëve. Ai u tha qytetarëve të Sarandës se do të krijojë këshillin e tyre ku ata do të kenë mundësi të shqyrtojnë të gjitha problemet.

Në fjalën e tij lideri i opozitës Sali Berisha ftoi qytetarët të votojnë për Edmond Gjokën pasi po na udhëheq sistemi i korrupsionit u shpreh ai.

Korrupsion do të thotë që ligjin që mbron të drejtat e tua e ka zëvendësuar tërësisht korrupsioni qeveritar.

Do të thotë që të drejtat e tua cënohen çdo ditë nga gjykata, cenohen çdo ditë në tendera, cënohen çdo ditë kudo, tha ai.

Sali Berisha: Fatos Nano pak ditë më parë do ti deklaronte Ardian Ruçit, ti Ardian me miliardat që ke marrë mund të kishe ndërtuar dy Saranda. Në fakt o shoku Fatos i ka ndarë me shokun Gramoz, prandaj mos u qaj. je një hipokrit i vërtet.

Turi i Berishës ka vijuar në rrethin e Delvinës ku u ndal në sistemin e taksave në Shqipëri. Kryedemokrati u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Delvinës të mos harrojnë se nuk janë pa taksa, përkundrazi me mallrat që blejmë paguajmë taksat më të larta në Evropë. 2/3 e taksave nuk përfundojnë në shërbim të qytetarëve u shpreh Berisha por në kontot dhe pistat bankare qeveritare./tvklan.al