Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Opozita po përballet dhëmbë për dhëmbë me krimin e organizuar, që ka marrë përmasa gjigande. Kështu kryetari i PD Sali Berisha ka shpallur synimin kryesor të opozitës. Ai ka përshëndetur dhe mbështetur përpjekjet e presidentit dhe prokurorit të përgjithshëm në luftën kundër krimit. Berisha i ftoi ata dhe të gjithë deputetët e pa implikuar të çdo krahu, të bëhen pjesë e kësaj lufte të vështirë.

Sali Berisha:- “Krimi i organizuar, po merr përmasa gjigande, por opozita po shumëfishon veprimtarinë e saj aktivitetin e saj dhe është e vendosur të përballet dhëmbë për dhëmbë me të. Kur ndonjëherë ju nuk keni parë një opozitë që të dalë kaq fuqishëm dhe të qëndrojë kaq fuqishëm, kundër krimit të organizuar, i cili mos harroni se ka banda më të rrezikshmet, por ne do ta bëjmë këtë, është e vërtetë se Dukët e krimit ekonomik, Edvinët e lavatriçes së parave të pista dhe të tjerë, përdorin kontot dhe hanxharët kundër prokurorëve, Është e vërtetë se kryeministri i vendit deklaron, se ministrat e tij, që vjedhin para syve të shqiptarëve edhe kur flenë, deklaron se nuk janë të korruptuar është e vërtetë se ekspertët mashtrojnë dhe korruptohen”.

Zoti Berisha e argumentoi mbështetjen e tij për kryeprokurorin, me mbështetjen që kryeministri Nano po u jep njerëzve të korruptuar dhe të implikuar me krimin e organizuar.

Sali Brisha:- “Natyrisht ne jemi të vetëdijshëm se presionet janë të mëdha, se kur kryeministri deklaron, vë në njërën anë Edvin Ramën dhe në anën tjetër Edvin Dukën, ajo është një karshillik i hapur, i thotë prokurorit guxo e preki ti po deshe. Qeveria Nano dështoi totalisht. Ato që organizon Nano në pallat, ju siguroj se as Kim Jongu nuk kam dëgjuar ndonjëherë, qeveritar të festojë 6 mujor”.

Kryetari i PD ka përshëndetur raportin e ambasadorit të OSBE-së Liponen, kryesisht për çështjen e pronave. Ai ka ftuar kryeministrin Nano, të pranojë kontributin e ekspertëve të OSBE-së për këtë çështje./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego