Sara Palin ka sfiduar komentet e shtypit mbi jetën private të saj, ku spikati negativisht shtatzënia e vajzës së saj 17-vjeçare. E shoqëruar nga familja dhe i dashuri i vajzës Bristol, ajo pranoi zyrtarisht kandidaturën për zëvendës presidente të Amerikës.

E emocionuar dhe nën thirrjet  e mbështetësve, 44-vjeçarja e quajti pranimin e kësaj kandidature si detyrim për ti shërbyer popullit amerikan.

Sara Palin: “Një lajm flash për të gjithë ata reporterët dhe komentuesit, nuk po shkoj në Uashington për të marrë mendimin e tyre të mirë, por për ti shërbyer popullit të këtij vendi.”

Dule vlerësuar lart figurën e John McCain si një njeri që di si të fitojë luftrat e vështira. Ajo kritikoi kandidatin demokrat Barack Obama si të paaftë për të drejtuar Amerikën dhe jo të qëndrushëm në politikat e tij.

Sara Palin: “Është një njëri që mund të mbajrë një fjalim të tërë për luftërat që Amerika po zhvillon. Dhe asnjëherë të mos përdorë fjalën fitore përveç rasteve kur bëhet fjalë për fushatën e tij zgjedhore.”

Vetë John McCain nuk kishte si të mungonte në natën e tretë të konventës. Ku ai u emërua zyrtarisht kandidat për president të Amerikës. Ndërsa sot pritet që ai të mbajë fjalimin e parë si kandidat republikan. /tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj