Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, i kërkoi shefit të UMNIK-ut Lamberto Zanier që ai ta përmbyllë misionin që udhëheq, kjo me arsyetimin se ai nuk është më i nevojshëm.

Fatmir Sejdiu: “UMNIK-u nuk mund të përfaqësojë Kosovën edhe e kemi thënë absolutisht edhe më herët edhe tani, ne jemi të zotët e shtëpisë tonë bashkë me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare.”

Këtë kërkesë Sejdiu ja transmetoi Zanierit të mërkurën paradite gjatë një takimi që u bë me kërkesë të këtij të fundit. Shefi i UMNIK-ut nuk foli për largimin pasi doli nga dera e presidentit. Ai tha se është biseduar për procesin e rikonfigurimit dhe punën e ardhshme që sipas tij do të këtë administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

 Lamberto Zanier: “Unë i sqarova s si misioni i UMNIK-ut ka ndryshuar pasi rikonfigurimet dhe i shpjegova atij se cilat do të jenë funksionet në të ardhmen të cilat do të jenë më shumë të natyrës politike.”

Ky është takimi i parë i ndonjërit nga liderët kosovar me shefin e  UMNIK-ut Lamberto Zanier, qysh kur ministri i Jashtëm Kosovar kërkoi largimin e misionit të OKB-së nga Kosova me 23 mars në mbledhjen e këshillit të sigurimit./tvklan.al