Autoritetet vijojnë operacionin “Vjeshtë 2017”.

Këtë herë janë sekuestruar apartamente, garazhe e tokë, që dyshohet se janë blerë nga financa me burim kriminal.

Kjo pasuri, që sipas njoftimit zyrtar të policisë kap vlerën e 4 milion eurove është në pronësi të një personi, për të cilin jepen vetëm inicialet

N.J

.

Në total, autoritetet kanë sekuestruar 4 apartamente në Tiranë me një sipërfaqe 450 m2, 2 garazhe po në Tiranë, me një sipërfaqe 40 m2, si dhe një apartament në Vlorë, me sipërfaqe 65 m2.

Gjithashtu është sekuestruar edhe një sipërfaqe prej 31.000 m2 tokë, në zonën e bregdetit Drimadhë, Porto Palermo, Llaman, Amallol në Himarë.

“Këto pasuri pasi u sekuestruan i kaluan nën administrim Agjencisë për administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave”

, sqarohet në njoftimin e policisë. /tvklan.al