Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski janë pritur në senatin amerikan nga bashkëkryetarët e Grupit Vëzhgues të NATO-s, demokratja Jean Shaheen dhe republikani Thom Tillis.

Ata shprehën përkushtimin e të dyja partive amerikane ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe diskutuan për mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund të mbështesin aspiratat e vendeve të rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Senatorët vlerësuan kontributet e këtyre vendeve në NATO, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën dhe rolin e tyre ndaj stabilitetit rajonal. I pranishëm në takim ishte dhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi.

Tv Klan