Kryeministri Edi Rama është takuar në Kapitol me bashkëkryetarët e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senat, demokraten Jean Shaheen dhe republikanin Thom Tillis.

Gjatë takimit ku ishin edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Filip Ivanoviç, të cilët ndodhen në Washington për takimin e nivelit të lartë të NATO-s, senatorët shprehën përkushtimin ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ata diskutuan për mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund të mbështesin aspiratat e vendeve të rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Senatorët vlerësuan kontributet e vendeve të rajonit, anëtare të NATO, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën dhe rolin e tyre ndaj stabilitetit rajonal.

Klan News