Analistët: Nuk janë zgjidhur çështjet thelbësore

Serbia ka arritur një marrëveshje historike, por pa e njohur Pavarësinë e Kosovës. Kështu janë vlerësimet e shumicës për marrëveshjen e Uashingtonit.

Menjëherë pas firmosjes, zyrtarë të shumtë serbë kanë uruar Presidentin Aleksandar Vuçiç, duke promovuar si arritje për faktin që ka një marrëveshje të mirë për serbët.

Më e rëndësishmja për serbët është që nuk ka ndodhur njohja e Kosovës dhe fakti që Serbia do të përfitojë nga energjetika.

Por, ekspertët thonë se këtu mund të flitet për një mundësi të afrimit të qëndrimeve, por jo për zgjidhjen e problemit.

“Është një marrëveshje për publikun amerikan dhe nevojat e fushatës për zgjedhjet amerikane. Beogradi dhe Prishtina fitojnë një mundësi për afrim. Por, është fakt që nuk fitohet shumë pasi këtu nuk janë zgjidhur çështjet thelbësore”.

Opozita serbe e ka cilësuar si një marrëveshje të dëmshme për Serbinë, ndërsa kanë akuzuar Presidentin serb se ka firmosur dokumente ku Kosova përmendet pa një fusnotë që distancohet nga njohja e statusit.

Tv Klan