Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Millosheviçi ka vendosur të hedh hapa të qartë. Sipas të përditshmes serbe Blic, koalicioni qeveritar serb ka vendosur që ti zhvilloj zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme në 7 Nëntorin e ardhshëm. Datë kjo ku për Kosovën do të bëhen takime dhe konsultime mes krerëve lokal të Krahinës dhe autoriteteve të OKB që qeverisin aktualisht Kosovën, për të diskutuar rreth qeverisjes së mëtejshme të saj.

Millosheviçi ka parashtruar një platform të qartë për zgjedhjet e 7 Nëntorit ku është përcaktuar qartë se opozita do të marrë vetëm 90 vende në parlament nga 250 që ka ligjvënësi serb. Pra me zgjedhje, pa zgjedhje mazhoranca dhe pushteti qeverisës i mbetet Millosheviçit.

Ndërkohë që vala e protestave anti-Millosheviç kanë vazhduar. Dje në Smederev kanë protesuar edhe gjashtë mijë persona anti-Millosheviç. Por duket se opozita serbe ende nuk është e aftë pë të përmbysur pushtetin ekzistues. Krerët e opozitës serbe kanë reflektuar shenja mosbesimi dhe tërheqje nga lufta kundër Sllobodanit./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori