Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Rreth tre mijë përkrahës të opozitës janë mbledhur në Pançevë duke bërë thirrje për dorëheqjen e presidentit Sllobodan Millosheviç. Në një shi të rrëmbyeshëm protestuesit e organizuar nga Aleanca për Ndryshim e Opozitës mbanin një banderol ku lexohej, edhe sa kohë do të vazhdosh, posht Millosheviç, largohu largohu.

Demostrata të tjera u mbajtën në Leskovac, në jug në Krakejovac dhe në qendër të Serbisë. Në disa qytete njerëzit nënshkruan një pedicion për dorëheqjen e Millosheviçit. Më shumë se 350 mijë firma janë mbledhur deri tani në Serbi sipas zyrtarëve të Aleancës për rrëzimin e Millosheviç. Ndërsa dje studentët serb kanë shpërndarë për herë të parë trakte duke I kërkuar popullit të tyre të ngrihen në protesta për rrëzimin e Sllobodan Millosheviç.

Por kundërpërgjigje vijnë dhe nga kampi tjetër. Ushtria do të bëjë gjithçka për të penguar një luftë civile në Jugosllavi ka deklaruar në një intervistë gjenerali Nebojsha Pafkoviç, komandanti i armatës së tretë. Lëvizja e protestave që ka filluar nga opozita që prej disa javësh kundër presidentit jugosllav Millosheviç të çon në një luftë civile por ushtria sigurisht është kundër kësaj dhe do të marrë të gjitha masat që të mos arrihet në një luftë civile ka theksuar gjenerali Pafkoviç./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori