Nishi qyteti Jugor i Serbisë, ka përjetuar protestën më të madhe antiMillosheviç. 25 mijë protestues kanë dalë dje të udhëhequr nga Vuk Drashkoviç dhe në Sambor kanë protestuar 5 mijë veta të udhëhequr nga Aleanca për ndryshim.

Sipas Drashkoviç duhet të krijohet një qeveri provizore e cila ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja politike. Për reagimet e ashpra të djeshme të shefit të armatës Papkoviç i cili ka deklaruar se Ushtria do të mbështesë pushtetin në çdo moment të vështirë, Drashkoviç ka thënë se ushtria s’duhet të ngatërrohet me politikën e brendshme të vendit./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori