Ky eklips i pjesshëm zgjati 23 sekonda më shumë se i vitit 1440

Amerika e Veriut dhe pjesa më e madhe e Amerikës së Jugut shijuan një eklips hënor, i cilësuar si eklipsi me kohëzgjatjen më të madhe  që nga viti 1440.

Eklipsi nuk ishte i dukshëm në shumicën e shteteve të Evropës. Një eklips hënor ndodh kur Dielli, Toka dhe Hëna janë në një linjë.

Ky eklips edhe pse jo i plotë zgjati tre orë, 28 minuta e 23 sekonda, më i gjati që nga 18 Shkurti i vitit 1440, i cili zgjati 23 sekonda më shumë.

Njerëzit e apasionuar pas këtyre fenomeneve nuk nguruan të nxirrnin telefonat për të kapur momentet e veçanta. Eklipsi tjetër i pjesshëm më i gjatë do të ndodhë në vitin 2669.

Klan News