Një grindje për 1 m vend në kufi me pronën e njëri-tjetrit ka përfunduar me vrasjen e dy vëllezërve në Bathore. F. dhe D. B. kanë gjetur vdekjen si pasojë e goditjeve me thikë. Familja Buci, e ardhur nga Kukësi, prej kohësh kishte mosmarrëveshjem me vëllezrit Gjeta, të ardhur nga Dibra. Sherri kishte lindur pasi dy familjet kishin në pronësi nga një dyqan në qendër të Bathores ndërsa grindeshin për shfrytëzimin e një hapësire të vogël mes dy godinave. Edhe më parë policia kishte shoqëruar në komisariat palët në konflikt, ndërsa në orët e mbrëmjes grindja e hershme ka përfunduar me goditjen me thikë të dy vëllezërve. Forcat policore të Komisariatit Nr.4 kanë arrestuar dy vëllezërit K. dhe P. G. si autorë të vrasjes si dhe kanë shoqëruar dhe persona të tjerë të ndodhur në vendngjarje. /tvklan.al