Rrethi i Korçës, shënon rekord për nga shifra e investimeve në fushën e arsimit, gjithsej 6 milion dollarë për vitet 2006-2008.  Nga të cilat 3 milion dollarë vetëm në qytetin e Korçës.  Investimi më i fundit  është ” shkolla e re”  e ciklit nëntëvjeçar  në qendër të qytetit me një vlerë prej  940.000 USD.  Shifra përfshin jo vetëm ndërtimin e shkollës, por dhe pajisjen e  saj me laboratorë.   Kryetari i qeverise në ceremoninë e inaugurimit të shkollës  tha se ne të gjithë vendin janë ndërtuar 1012 shkolla. Ai premtoi se në mandatin e dytë  asnjë  nuk do të ketë asnjë shkollë të parikonstruktuar.

Sali Berisha: “Duhet t’u japim ju fjalën  se 4 vitet që vijnë nuk do të ketë shkollë në Shqipëri që të mos jetë e re ose e rindërtuar. Ju do të mësoni në shkolla dinjitoze, në shkolla të reja, në shkolla me ngrohje, në shkolla me kabinete informatike, në shkolla me terrene sportive, në shkollat që meritoni. Shqipëria sot ka 115 mijë studentë kundrejt 52 mijë që kishte në vitin 2005. Unë ju jap fjalën ju se në vitin 2013 Shqipëria do të ketë 160 mijë studentë.” Kryeministri inspektoi dhe punimet e përfunduara tashme për rikonstruksionin e konviktit të shkollës profesionale “Demir Progri” me vlerë të përgjithshme 300 mijë dollarë.  Pajisja e shkollave me konvikte përbën gjithashtu një prioritet të qeverisë. Por këtu kryeministri theksoi rendësin që do ti kushtojë qeveria edhe në të ardhmen arsimit profesional.  

 Një tjetër investim i rëndësishëm është ai në shkollën “Sevasti Qiriazi”, e  përfunduar vetëm një muaj më parë, në të po kryhen të tjera punime shtese.  650 mijë  dollarë nga buxheti i shtetit janë shpenzuar për  ringritjen  e saj nga e para dhe kompletimin me laboratorë modernë. 

Sali Berisha: “Një nga objektivat tonë kryesorë ka qenë ulja e numrit të nxënësve në klasa, në tërësi ky objektiv po rrënjëzohet. Në Tiranë ekzistojmë problemet, ekzistojmë problemet jo për shkak të fondeve sepse ne i kemi dhënën Tiranës fonde për arsimin më shuam se çdo rrethi tjetër. Tirana si kryeqytet duhet të ishte në krye të përpjekjeve po prapë nuk do të mund të pranojmë që nxënësit e Tiranës të vuajnë, nuk kanë ngrohje, këtu shoh ngrohëse kudo.”

Kryeministri inspektoi dhe punimet e përfunduara tashme për rikonstruksionin e konviktit të shkollës profesionale “Demir Progri” me vlerë të përgjithshme 300 mijë dollarë.  Pajisja e shkollave me konvikte përbën gjithashtu një prioritet të qeverisë. Por këtu kryeministri theksoi rendësin që do ti kushtojë qeveria edhe në të ardhmen arsimit profesional. /tvklan.al