Kjo është shkolla e fshatit Spathar dhe ndodhet tre pikë pesë kilometra larg qytetit të Librazhdit. Një fshat me rreth një mijë e pesqind banorë dhe me më shumë se dy mijë e pesqind nxënës. Pamjet e e shkollës jashtë edhe brënda nuk kanë nevojë për koment. Ajo rrezikon të shembet nga dita në ditë.
“ Jemi në gjendje shumë të keqe, vijmë shumë të stresuar si vijnë dhe fëmijët e shkollës. Nuk dimë çpërgjigje t’u japim prindërve kur vijnë na thonë, që si bjemë dot fëmijët në shkollë se kem frikë do na shembet shkolla. Ata kanë frikë për fmijët e tyre edhe ne kemi frikë edhe për fëmijët edhe për veten tonë. Rruga është e keqe, ktu nuk vjen as makinë asgjë. Veç veshtirsisë së rrugës, na është shtuar dhe puna e shkollës. Jemi shumë keq.”
Madje një komision i Drejtorisë Arsimore e ka nxjerrë këtë shkollë si të papërshtatshme. Në këto kushte u vendos që të ngrihej një shkollë e re. U bë edhe marrveshja me pronarin e truallit ku do të ndërtohej godina, u shpall edhe tenderi, madje u zgjodh edhe firma ndërtuse, por me urdhër nga lart gjithçka u anullua. Pamje të kundërta sheh në shkollën e fshatit Qarrishtë. Një shkollë e re po ndërtohet me një vlerë prej tetëdhjetë e shtatë milionë lekësh, e kjo shkollë po ngrihet në një fshat ku tetëdhjetë përqind e banorve janë larguar dhe fshati ka jo më shumë se njëzet nxënës. /tvklan.al