Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec.

Policia njoftoi se si pasojë e flakëve fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.


“Mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, në Qafë Thanë, ka rënë zjarr në automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin B. M., banues në Korçë. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe aksidentale./tvklan.al