Automjeti i policisë në Gjirokastër është përfshirë në aksident me një makinë tjetër. Aksidenti ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavijë në vendin e quajtur Kordhocë.

Për pasojë, mbetën të plagosur 3 persona; dy policë që udhëtonin me automjetin policor dhe shoferi i makinës tjetër.

Të tre u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.