Gjyqtari Danny Makkelie është kthyer në Roterdam! Komisioni i arbitrave të UEFA-s ka vendosur që holandezi të mos vazhdojë më të arbitrojë në kampionatin europian.

Ai gjykoi sfidën Kroaci-Itali dhe u vendos të përjashtohej pasi nuk e pa prekjen e topit me dorë të Frattesi-t. Sipas komisionit të arbitrave, Ndërhyrja e VAR ishte perfekt, por preferohet që gjyqtarët të shohin situata të caktuara në fushë duke u pozicionuar mirë.

Gjykimi i bërë nga Makelie solli shumë pakënaqësi nga Kroacia. Trajneri Zlatko Dalic kritikoi faktin që u dhanë tetë minuta shtesë, pasi kjo i dha mundësinë të kaltërve që të gjenin golin e barazimit në sekondat e fundit e të siguronin kualifikimin, duke eliminuar ballkanasit.

Sipas teknikut, Kroacia është një federatë e vogël, e për këtë arsye UEFA nuk i merr parasysh kërkesat e tyre.

Komisioni i Arbitrave ka vendosur të dërgojë në shtëpi edhe gjyqtarët; spanjollin Gil Manzano, italianin Marco Guida, sllovakun Ivan Kruzliak dhe rumunin Istvan Kovacs.

Klan News