Lajme Arkiva 2003

Shorteu i hedhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përzgjedhjen për anëtarin e shatë të komisionit të qeverisjes vendore ka favorizuar Partinë Demokratike. Sipas listës së bashkive të rretheve në të gjithë vendin, Partia Demokratike ndihet më e privilegjuara pasi anëtari i shtatë i komisionit zgjedhor të qeverisjes vendore për Bashkinë e Tiranës do të jetë nga Partia Demokratike.

 Ndërkaq edhe bashkitë e rretheve si Elbasan, Vlorë, Sarandë, Pukë etj, do të kenë në komisionet e tyre anëtarin e 7 të Partisë Demokratike. Në bazë të rezultatit të shortit, në 18 bashkitë e mëdha dhe 169 bashki të vogla dhe komuna anëtari i shtatë do të propozohet nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste secila.

Ndërsa nga 11 minibashki të Tiranës 6 prej tyre do ta kenë anëtarin e 7 nga Partia Socialiste dhe 5 nga Partia Demokratike. Ndërsa Partia Socialiste fitoi të drejtësinë e anëtarit të 7 në Bashkinë e Durrësit, Korçës, Beratit etj.

Komisionit e zgjedhjeve të qeverisjes vendore përbëhen nga 7 anëtarë, sipas kodit të ri zgjedhor 2 anëtar janë të Partisë Socialiste, 2 të Partisë Demokratike, 1 i Partisë Socialdemokrate, 1 i Partisë Republikane dhe anëtari i 7 i përcaktuar sipas shortit./tvklan.al