Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Vënia në eficencë e njërës prej të pakta shpella në Europë, e ndodhur në rrethin e Tiranës, ka qenë në qendër të diskutimeve të zhvilluara nga specialistë të fushave të ndryshme. Behet fjalë për shpellën e Zezë, apo e quajtur ndryshe shpella e Pëllumbasit.

“Europa ka vetëm pesë shpella të tilla, e jona është e gjashta dhe vlerat e saj qëndrojnë jo vetëm në bukuritë mahnitëse, të botës së nëndheshme, por në të ka skelete të arinjve, që kanë jetuar nga 10 mijë deri në 400 mijë vjet përpara, plus kësaj në të ka jetuar edhe njeriu. Pikërisht këto vlera, e bëjnë këtë të rrallë në Europë, mbase edhe më gjerë”.

Ndërkohë shpella është përdorur për banim, qysh në fillimet e jetës njerëzore, ndërsa në këtë takim u diskutua problemi për ta ofruar këtë pasuri me vlera të larta arkeologjike mjedisore e turistike në dobi të publikut./tvklan.al