Thuhet që paratë nuk japin lumturinë, por të paktën të pasurojnë. Një fakt i tillë ka shtyrë shumë shtete të shpërblejnë sportistët e tyre në rast triumfi në Lojërat Olimpike Pekin 2008. Shuma në disa raste të majme dhe në disa të tjera të vogla. Më shumë deri tani do të japin Filipinet për një të artë, plot 340 909 dollarë amerikan, ndërsa më pak do të marrë një sportist kenian 11 e 200.

Këtë vit Kanadaja do të inkurajojë për herë të parë pjesëmarrësit e saj në nj Olimpiadë me para dhe vendi i parë vlen 20 mijë dollarë. Lum parash do të jenë për notarin Michael Phelps, i cili në rast se do të thyejë rekordin e Mark Spic duke fituar 8 të arta Olimpike do të marrë vetëm nga sponsori i Spido 1 milion dollar.

Shpërblimet nuk janë një fenomen i ri në botën e sportit. Pasi në shekullin e qartë para erës sonë në lojërat Antike në Greqi një fitues përfitonte një shumë të barabartë me 300 mijë dollarë amerikan me ditët e sotme./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku