Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore vijon me kontrollet për respektimin e standardeve të punës sipas legjislacionit në fuqi nga bizneset. Një ndër problematikat më të hasura janë punonjësit informalë, të cilët punojnë të padeklaruar, duke iu shmangur kështu edhe detyrime për pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Gjatë periudhës 7 mujore të këtij viti janë kryer inspektime në rreth 6 mijë subjekte, duke u rritur me 4.6%  në krahasim me vitin e shkuar.

Sipas të dhënave të këtij inspektorati, punëmarrësit informalë të identifikuar gjatë proceseve inspektuese rezultojnë në rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë në masën 52 %.

Në total janë 1,524 punëmarrës informalë të futur në skemë gjatë procesit inspektues nëpërmjet marrjes së masës urgjente “Pezullim Aktiviteti” duke dhënë kontribut për sigurime shoqërore dhe shëndetësore minimalisht mbi  17 milionë lekë në muaj pas deklarimit në buxhet.

Informaliteti në tregun shqiptar të e punës është ngritur si shqetësim edhe nga një hulumtim i bërë nga OECD, (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik). Ku pjesa më e madhe e informaliteti është e përqendruar te punonjësit me paga të ulëta në masën e rreth 60%, teksa 20% e fenomenit dominohet nga ata që marrin paga të larta.

Gjatë periudhën Janar-Korrik, inpektorati i punës ka marrë dhe disa masa administrative, mes tyre: 1,040 paralajmërime, 782 pezullime dhe 117 gjoba për shkeljet e hasura. Ndërkohë që në fokus ka qenë edhe siguria në punës, sidomos në sektorin e ndërtimit, i cili është klasifikuar nga inspektorati shtetëror i punës, si sektor me risk të lartë kundrejt aksidenteve në punë.

Klan News